Nismës i bashkohet luftëtari i orëve të para të UÇK-së

19 shtator 2019 | 18:02

Ish-luftëtari i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shkumbin Terpeza, i është bashkuar Nismës Socialdemokrate.

Lajmin e ka bërë me dije në llogarinë e vet në “Facebook”, sekretari për marrëdhënie me publikun në Nismën Socialdemokrate, Endrit Shala.

“Vizioni i Nismës po bashkon qytetarët gjithandej vendit. Anëtarësimet e figurave të ndryshme, si profesionist, student, veteran e invalid të luftës, njerëz që bënë historinë dhe sollën lirinë na obligon të vazhdojmë punën, të bashkojmë njerëzit tanë për shtetin tonë. Kisha kënaqësinë që sot bashkë me kandidatin për deputet Bekim Brestovcin, t’i urojmë mirëseardhje në Nisma, Shkumbin Terpezës, luftëtarit të orëve të para të UÇK-së”.

“Shkumbini është edhe invalid lufte, sepse u bë bashkë me shokët e tij dhe popullin e Kosovës për liri. Pas lufte, Shkumbini vazhdoi aktivitetin e tij në shërbim të shtetndërtimit, tashmë këtë aktivitet do ta vazhdoj në konceptin #bashkëpërshtetin.
Personat e tillë na nderojnë edhe më shumë. Jam shumë i lumtur që bashkimi për shtetin po bëhet, dhe Nisma Socialdemokrate po rritet”, ka shkruar Shala.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka thënë…