Pacolli ngushëllon për vdekjen e babait të Hashim Thaçit

16 mars 2025 | 23:33

Ka ndërruar jetë Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Për vdekjen e tij ka shprehur ngushëllime edhe Behgjet Pacolli, presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR).

“Sapo mora lajmin e hidhur se Haxhi Thaçi, babai i Presidentit Hashim Thaçi, ka ndërruar jetë. Zoti e bekoftë dhe e shpërbleftë me xhenet të ndjerin.
Në emrin tim dhe të familjes sime, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Presidentit dhe gjithë familjes Thaçi per këtë humbje të madhe! Ai, me shumë krenari, por me zemër të thyer, përballoi shume sfida te padrejta si këtë burgosjen e djalit të tij, duke e ditur se Presidenti po pagun me burg për lirinë dhe shtetin tonë, të cilin ne sot e gëzojmë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka bërë një…