Nishori: Ju bëj thirrje që çdo i mbijetuar të vijnë në organizata dhe të kërkojnë ndihmë

14 prill 2026 | 11:11

Sot pranë memorialit “Heroinat” është janë bërë homazhe në shënim të Ditës Memoriale të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Ramadan Nishori, i mbijetuar i dhunës seksuale gjatë luftës, ka theksuar rëndësinë e daljes publike dhe adresimit të drejtësisë përmes mekanizmave ligjorë.

“Sot u bë një vit që kur kam dalë të flas publikisht. Unë ju bëj thirrje prej këtij vendi që çdo i mbijetuar dhe e mbijetuar të vijnë në organizata dhe të kërkojnë ndihmë, si dhe të bëjnë padi kundër shtetit serb”, ka thënë Nishori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi po planifikon të bëjë revolucion në ekip gjatë verës.…