Pacolli pasi iu refuzua një padi: Kam hallin e qytetarëve që përballen me gjykatës të papërgjegjshëm

10 shkurt 2022 | 15:44

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka njoftuar se Gjykata Themelore në Prizren ia ka refuzuar një padi që kishte ngritur ndaj një personi, për shpifje dhe fyerje jonjerëzore.

Pacolli ka thënë se refuzimi i padisë është bërë për arsyen e kalimit të afatit, teksa ka paralajmëruar se do të ankohet në Gjykatën e Apelit.

“Sot kam pranuar një aktvendim të Gjykatës Themelore në Prizren (gjyqtari Fahret Velliaj) që ka hedhur poshtë padinë time (kundër Reshat Badallaj, për shpifje e fyerje jonjerëzore) me arsyetimin se ‘e njëjta është e pasafatshme’,  pavarësisht se është lehtësisht e verifikueshme se padia është parashtruar në përputhje me nenin 17 të Ligjit civil kundër shpifjes dhe fyerjes. Unë do të ushtroj të drejtën time të ankesës në Gjykatën e Apelit e cila do të vendos sipas ligjit”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se e ka hallin e qytetarëve që përballen me sistem gjyqësor e siç ka thënë ai me gjykatës të papërgjegjshëm.

Postimi i plotë i Pacollit:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ligjvënësit amerikanë i kanë kërkuar Meksikës që të bëjë më…