Pacolli: Përkushtimi amerikan për Kosovën është i palëkundur

20 korrik 2019 | 11:37

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka takuar ndihmëssekretarin amerikan të shtetit Philip Reeker.

Pacolli përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, e ka quajtur takim shumë të rëndësishëm.

“Aleanca jonë me SHBA është jashtëzakonisht e rendesishme për të ardhmen euroatlantike. Përkushtimi amerikan për Kosovën është i palëkundër. Kosova është me fat që në rrugëtimin e vet ec përkrah shtetit më të fuqishëm dhe më demokratik të botës”, ka shkruar Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi,…