Pacolli pranon kredencialet e Konsullës së Përgjithshme të Turqisë

14 qershor 2018 | 16:36

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pranuar letrat kredenciale nga Konsulla e Përgjithshme e Republikës së Turqisë në Kosovë, Eylem Altunya.

Në takim, Konsullja Altunya ka folur për aktivitetet dhe synimet e Konsullatës së Përgjithshme. “Në veçanti, është diskutuar për rëndësinë historike dhe kulturore të qytetit të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e kësaj Ministrie.

Pacolli ka ofruar gatishmërinë për mbështetjen e plotë të Ministrisë së Punëve të Jashtme për Konsullatën e Përgjithshme turke në Prizren.

Pacolli pranon kredencialet e Konsullës së Përgjithshme të Turqisë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjithçka është gati dhe festa pritet që të fillojë në…