Pacolli: Secili ish-luftëtar i UÇK-së është hero i Kosovës

14 janar 2019 | 11:16

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka qenë e drejtë dhe e pastër.

Ai ka thënë se secili ushtar i UÇK-së ka bërë luftë sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare.

“Lufta e popullit të Kosovës për liri ka qenë e drejtë, e pastër dhe si e tillë do të dëshmohet edhe tani. Besoj fuqishëm në drejtësi, ashtu siç besoj fuqishëm tek secili ish luftëtar i UÇK-së që ka bërë luftë të drejtë dhe sipas rregullave ndërkombëtare. Secili ish-luftëtar i UÇK-së është hero i Kosovës”, ka shkuar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesi i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike…