Pacolli: Sekretari Pompeo gjithmonë ka qenë parimor në mbështetje të Kosovës

21 gusht 2019 | 16:50

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se i është mirënjohës homologut të tij amerikan Mike Pompeo, i cili ka inkurajuar Serbinë që të përqendrohet në rifillimin e negociatave me Kosovën.

Pacolli nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook” ka thënë se pozicioni i sekretarit Pompeo ka qenë gjithmonë në mbështetje të Kosovës.

“Dje sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo inkurajoi Serbinë që të përqendrohet në rifillimin e negociatave me Kosovën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim e përqendruar në njohjen e ndërsjellë. Sekretari Pompeo potencoj se ata duhet të shmangin provokimet që pengojnë procesin e normalizimit, dhe të angazhohen me frymën e kompromisit dhe fleksibilitetit të nevojshëm për të siguruar një marrëveshje dhe për të zhbllokuar potencialin e të dy vendeve. Unë jam mirënjohës ndaj sekretarit Pompeo i cili gjithmonë ka një pozicion parimor në mbështetje të Kosovës dhe në takimet e mia me të gjatë muajve të fundit ai ka shprehur mbështetjen e fortë për njohjen e Kosovës”, ka shkruar Pacolli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
22.08.2019 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Gjilan 1.…