Pacolli siguron mbështetje në Këshillin e Evropës

17 janar 2018 | 17:55

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Këshillin e Evropës dhe me qëllim të rritjes së mbështetjes mbi procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në këtë organizatë, zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka takuar ambasadorët e misioneve të përhershme të shteteve anëtare, mike të vendit tonë.

“Ishte një takim i frytshëm në Strasburg me ambasadorët e misioneve të përhershme të shteteve mike të Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka thënë Pacolli.

Në linjë me këtë, ai ka thënë të ketë siguruar mbështetje në procesin e integrimit dhe forcimit të mëtutjeshëm të legjitimitetit ndërkombëtar të Kosovës.

“Kemi siguruar mbështetje të fuqishme në rrugën e faktorizimit ndërkombëtar të vendit tonë”, është shprehur zëvendëskryeministri Pacolli.

Gjatë këtij turneu diplomatik, shefi i diplomacisë së Kosovës do të zhvillojë edhe takime të tjera të nivelit të lartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në…