Haradinaj e Xhaferi zotohen për thellimin e marrëdhënieve Kosovë-Maqedoni

17 janar 2018 | 17:37

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Në këtë takim është biseduar për marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve, për bashkëpunimin e ndërsjellë si dhe për thellimin e marrëdhënieve posaçërisht në fushën e ekonomisë me qëllim të rritjes së mirëqenies për qytetarët e dy shteteve.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se Viti i Skënderbeut është një vit i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët. Ai e ka vlerësuar të rëndësishme emetimin e pullave postare me figurën e Skënderbeut, në Kosovë dhe në Maqedoni.

Me këtë rast Haradinaj ka përshëndetur vendimin e Kuvendit të Maqedonisë për miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, i cili do të avancojë dhe promovojë raportet ndërmjet qytetarëve në Maqedoni.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka falënderuar kryeministrin Haradinaj për pritje, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë në të gjitha fushat e interesit reciprok.

Po në këtë takim kryeministri Haradinaj i dhuroi kryetari Xhaferi plaketën e pullës postare të Postës së Kosovës, që është krijuar për nderë të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, ka thënë se është momenti…