Pacolli thotë se do të ketë ceremoni të veçantë për hapjen e urës së Ibrit

14 tetor 2018 | 20:45

Lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka takuar kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin, me të cilin kanë diskutuar për ceremoninë hapjes së urës së Ibrit.

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, gjatë ditës së sotme është takuar me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin, i cili vije nga kjo parti, shkruan lajmi.net.

Pacolli përmes një postimi në profilin e vet zyrtar në “Facebook”, ka thënë se Bahtiri në këtë qytet ka qeverisur në mënyrë të shkëlqyer ku siç u shpreh Pacolli, Bahtiri po realizon shumë projekte madhore.

Ai po ashtu,  ka bërë të ditur se pjesë e bisedës së tyre ka qenë edhe ceremonia e hapjes së urës së Ibrit.

Sipas tij, kjo ceremoni do të bëhet në mënyrë të veçantë dhe pjesë e kësaj do të jetë edhe një këngëtare amerikane, emrin e së cilës nuk e ka zbuluar, por që ka thënë se, do të propozojnë që kjo urë ta mbaj emrin e saj.

Postimi i plotë i Pacollit: 

Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me kryetarin e Mitrovicës, z. Agim Bahtiri, për zhvillimet aktuale në Mitrovicë, ku ai po qeveris në mënyrë të shkëlqyeshme dhe po realizon shumë projekte madhore.

Po ashtu biseduam edhe për çështjen e hapjes të Urës së Ibrit, revitalizimi i së cilës ka përfunduar tashmë, dhe u dakorduam që hapja të bëhet me një ceremoni të veçantë, ku do të performoj edhe një këngëtare amerikane, emrin e së cilës do të propozojmë që ta mbaj Ura e Ibrit.

Gjithashtu me Agimin, që siç e dini është edhe zëvendëspresident i AKR-së, biseduam edhe për procesin e brendshëm zgjedhor që do ta mbaj AKR-ja, ku do t’iu hapet rruga inkuadrimit të kuadrove të reja që të angazhohen në partinë e vetme që funksionon mbi bazën e vlerave liberale perëndimore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tahir Batatina, që është drejtor sportiv i KF Llapi, ka…