Pacolli: Tragjedia e Liridonës po përdoret për të tërhequr vëmendjen, po e njollosin imazhin e të tjerëve

06 dhjetor 2023 | 11:26

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se nga largësia ka vërejtur “disa insinuata të individëve me sjellje skizofrenike që shfrytëzojnë tragjeditë si ajo e Liridonës për të tërhequr vëmendjen në platformat mediatike”.

Sipas tij, është kritike të dallohen dhe kundërshtohen deklaratat e paqëndrueshme dhe pa fakte të disa “debatuesve” apo “analistëve” që njollosin imazhin dhe reputacionin e të tjerëve vetëm për të përfituar vëmendjen publike.

“Kjo ndihmon në ngritjen e nivelit të bisedës dhe transparencës së informacionit për publikun, duke theksuar seriozitetin e mediave”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.

Për të sqaruar publikun, ai ka thënë se po ndjek një rrugë të gjatë dhe të planifikuar prej gjashtë muajsh, që e ka penguar të marr pjesë në varrimin e Liridonës.

Për këtë gjë kreu i AKR-së është shprehur se janë përkujdesur vëllezërit, familja dhe bashkëpunëtorët e tij.

Liridona Ademaj-Murseli u vra më 29 nëntor në Prishtinë. Bashkëshorti i saj, Naim Murseli, është arrestuar nën dyshimin se e ka organizuar aktin. Murseli ka qenë këshilltar i jashtëm i Pacollit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fragment nga romani “Zhvarrimi” i autorit Gani Mehmetaj/ Historia e…