Pacolli tregon arsyen pse udhëtoi sërish për në Zvicër

04 maj 2020 | 23:05

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, sot ka udhëtuar për në Zvicër.

Ai ka thënë se po shkon atje për t’u bashkuar me familjen e tij.

“Sot kam udhëtuar për në Zvicër për t’u bashkuar me familjen time pasi në kufizimet aktuale në Kosovë, fëmijët e mi nuk mund të më bashkohen në shtëpinë time në Prishtinë. Shpresoj së shpejti ta kalojmë këtë pandemi dhe jeta jonë të kthehet në normalitet”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Pacolli erdhi në Kosovë më 30 prill.

Kthimi i Pacollit në Kosovë shkaktoi shumë tensione, njëherë për mosdhënie të lejes për të ateruar në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, ku ai ateroi në Tiranë, pastaj paralajmërimeve të zëvendësministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla se nëse do të hynte në Kosovë do të duhej t’i nënshtrohej masave të karantimit 14-ditor në konviktet e studentëve në Prishtinë.

Madje Pacolli u paralajmërua edhe me arrestim nëse do të thyente rregullin e izolimit.

Në një deklaratë për media, Pacolli ka thënë se ka pasur frikë se institucionet e shtetit të Kosovës do të kryenin “akt terrorist” kundër tij dhe kjo kishte qenë arsyeja pse ai nuk kishte aterruar në Prishtinë por në Tiranë.

(Mal Qorraj /Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-shoku i skuadrës së Cristiano Ronaldos në Manchester United, Gary…