Pacolli uron Estoninë për 100-vjetorin e pavarësisë

23 shkurt 17:17

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka uruar udhëheqësit e institucioneve dhe popullin e Estonisë për shënimin e 100-vjetorit të pavarësisë së tyre.

Pacolli ka falënderuar Estoninë për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep Kosovës.

Sipas tij, Estonia vazhdon të jetë partnere dhe mike e Republikës së Kosovës.

“Në emër të presidentit, qeverisë dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës dëshirojë t’i përcjellë urimet më të sinqerta për udhëheqësit e institucioneve dhe popullin e Estonisë përderisa ata festojnë 100-vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë. Në këtë festë të veçantë për shtetin dhe popullin tuaj ne kujtojmë edhe mbështetjen e vazhdueshme që vendi juaj i ka dhënë dhe po vazhdon t’i ofrojë Republikës së  Kosovës”.

“Estonia ka qenë në valën e parë të vendeve të BE-së që e ka njohur Kosovën dhe brenda dekadës së parë të marrëdhënieve tona ndërshtetërore ne kemi arritur që të avancojmë dhe zgjerojmë bashkëpunimin dhe partneritetin në shumë fusha. Estonia është një shtet partner dhe mik i Kosovës. Dëshiroj të shfrytëzojë këtë rast për t’iu uruar edhe për udhëheqjen tuaj të suksesshme të presidencës së BE-së gjatë pjesës së dytë të vitit që shkoi”, ka thënë Pacolli në urimin e tij.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali dhe Manchester City të dielën do të luajnë në…