Pacolli uron gratë për 8 Mars

08 mars 2021 | 11:11

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka uruar gratë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Pacolli ka thënë se nuk mjafton vetëm një ditë për të kujtuar përpjekjet e tyre, por ato duhet respektuar dhe fuqizuar në vazhdimësi.

“Urimet më të sinqerta nënave dhe motrave tona për festën e tyre, Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Gratë kanë bërë një rrugë të mundimshme për t’i fituar të drejtat. Dhe ende ka punë për të bërë në këtë drejtim! Nuk mjafton vetëm një ditë për të kujtuar përpjekjet e tyre, por ato duhet respektuar dhe fuqizuar në vazhdimësi. Duke ua uruar festën, ndajmë bindjen e plotë se faktorizimi i femrës, mbetet detyrë e përbashkët që duhet përmbushur në rrugëtimin tonë euroatlantik”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) pritet ta kontrollojë zbatimin e marrëveshjes së…