Pacolli uron miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni

14 mars 2018 | 22:29

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, përmes një statusi në profilin e vet në “Facebook”, e ka quajtur lajm fantastik miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.

“Lajm fantastik, miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni. Falenderim për gjithë spektrin politik në Maqedoni. Hap shumë i rëndësishëm për partnerin tonë Maqedoninë drejt rrugës së integrimit në BE. Respektimi i të drejtave për të gjithë komunitetet, veqanërisht i shqiptarëve që përbëjnë një përqindje të lartë dhe përfaqesojnë komb shtetformues në Maqedoni, është veprimi më i duhur i mundshëm. Urime”, thuhet në urimin e Pacollit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës…