Pacolli: Vajza ime ka dashur që kjo shumë të kontribuohet

29 nëntor 2019 | 22:10

Në një lidhje direkte për “Open”, ministri i Jashtëm i Kosovës i cili dha 1 milionë euro për të prekurit nga tërmeti ka folur për këtë gjest të madh që ka bërë.

“Ky tërmet ndodh në kohën e internetit dhe mediet e japin lajmin e shpjete dhe paraqitet në formën e tregimit dhe fotografike. Mund të duket edhe më i tmerrshëm. Unë besoj se këtu çdokush duhet të jetë i vetëdijshëm se ndihma duhet të jetë me sa ke. Një ditë më parë isha në një konferencë në Tiranë dhe kur erdha në Prishtinë dëgjova lajmin e tmerrshëm. Kemi marrë masa të nisen grupet e emergjencës dhe ka qenë një mobilizim i shpejtë dhe jam krenar që një shtet si Kosova ka dëshmuar se merr masa emergjente në kohë të caktuar. Unë kam kaluar rreth e përqark atyre objekteve dhe kam aktivizuar këdo që kam pasur në telefonin tim”, ka thënë Pacolli.

“Jam i bindur që 1 milion euro është minimalja që duhet të kontribuohet, fondacioni im bën shumë vepra humanitare por ato nuk publikohen. Ka qenë vajza ime që ka dashur që kjo shumë të kontribuohet, jam i lumtur që pas publikimit kanë ardhur informata të mira dhe secili ka dashur të kontribuojë”, ka deklaruar Pacolli.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy qytetarë të pafajshëm kanë vdekur në Londër pasi janë…