Pacolli: Votova për të kontribuar për një të ardhme më të mirë për të rinjtë
14 nëntor 2021
| 14:35
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka treguar se ka votuar sot.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ka votuar për të kontribuar për një të ardhme më të mirë për të rinjtë e kryeqytetit.
“Sot votova për të kontribuar për një të ardhme më të mirë për të rinjtë e komunës sime. Le të fitojë më i miri dhe fituesi të punojë në mënyrë kreative , me përkushtim, sinqeritet dhe të jete kryetar i të gjithëve pa diferencime etnike, sociale dhe ideologjike”, ka shkruar ai.



