Paga e Pogbas është e papërballueshme për Barcelonën

17 tetor 2021 | 17:55

Barcelona nuk do të transferojë Paul Pogban edhe nëse mesfushori largohet nga Manchester United si lojtar i lirë. Sipas asaj që raporton “AS”, agjenti i francezit, Mino Raiola ia ka ofruar skuadrës katalunase shërbimet e lojtarit.

Mesfushori 28-vjeçar e kërkon largimin nga Djajtë e Kuq në fund të këtij edicioni, mirëpo Barcelona nuk mund ta përballojë pagën e tij. Real Madridi dhe Paris Saint-Germain janë në garë për të transferuar Pogban, me lojtarin që është i hapur për oferta.

Lojtari është po ashtu në radarin e ish-skuadrës së tij, Juventusit, por “Los Blancos” janë favoritë për ta transferuar. Manchester United është i vendosur ta mbajë Pogban në skuadër, mirëpo ky i fundit po e kërkon largimin e ngulm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paralajmëruar se kryeqyteti do…