Pahor: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë

29 nëntor 2021 | 11:53

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë.

Pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ai ka thënë se Sllovenia e mbështet Kosovën në këtë proces.

“Duhet të tejkalohen mosmarrëveshjet në dialog dhe të ndikojmë në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar ai.

Ai ka deklaruar se Sllovenia mbështet procesin e liberalizimit të  vizave për Kosovën. “Në të dy këto çështje Sllovenia është mbështetëse edhe më tutje. Sllovenia e mbështet edhe perspektivën euroatlantike të Kosovës”, ka thënë ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës gjatë periudhës janar - shtator pati mjaft…