PAJTIMI I GJAQEVE DHE NGATËRRESAVE KA QENË IDE DHE INISIATIVË E UDHËHEQËSIT E SEKRETARIT ORGANIZATIV TË LPRK-SË, HEROIT TË KOMBIT AFRIM ZHITIA

26 prill 2022 | 23:53

Drejtuesi i lartë i LPRK-së, Heroi i Kombit Afrim Zhitia, në qelitë e burgjeve të burgut famëkeq të Zabellës së Pozharevacit, i pari e ka dhënë idene dhe e ka filluar inisiativen e pajtimit të gjaqeve dhe ngatrresave të popullit shqiptar, të cilën e ka zbatuar dhe e ka bërë realitet shoku i qelisë së burgut të Afrim Zhitisë, ish-i burgosuri politik e Anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Adem Grabovci.

Të gjithë duhet ta dijnë i madh e i vogël, se Heroi i Kombit Afrim Zhitia, ka qenë i pari Ai që e ka hedhur idenë dhe e ka marre inisiativën e domosdoshmërisë së fillimit të pajtimit të popullit shqiptar, përpara fillimit te luftës së armatosur kundër pushtimit të Atdheut.

Kryetari i Klubit Politik”Afrim Zhitia”
Ragip Shala,
Prishtinë, 26.04.2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka pranuar se rrymë…