Pajtohen dy familje të hasmëruara në Prishtinë

09 gusht 2020 | 16:53

Dy familje të cilat ishin të hasmëruara nga Hajvalia e Prishtinës janë pajtuar mes vete me angazhimin e hoxhës nga Mitrovica, Fatmir Latifaj, imamit të xhamisë në këtë vend, Xheladin Fazliu dhe miqtë e tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Hoxha Fatmir Latifi, nëpërmjet një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale.

“Gjendemi në Hajvali. Me emrin e Allahut dhe ndihmën e Allahut së bashku me shokët e mi, mulla Qemajlin dhe mulla Xhelën imamin e Xhamisë së Hajvalisë, në krahun tim të djathtë Naim Topalli nga fshati Baincë e Drenasit, dhe mulla Nexhat Tërnavën, kemi arritur me ndihmën e Allahut t’i pajtojmë dy familje të hasmëruar”.

“U fal gjaku i babës dhe i djalit për hatër të Allahut. Për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk do të japim adresa dhe emra, por i lutemi Allahut që t’i shpërblejë dhe të vdekurit Allahu Dhulxhelal t’i rehatojë në xhenet”, ka thënë Latifaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë kryer 561…