Pak javë para netëve finale, Ronela Hajati shënon suksesin e radhës në Eurovision

12 prill 2022 | 16:33

Shqipëria do të përfaqësohet në “Eurovisioni” e këtij viti nga këngëtarja, Ronela Hajati.

Kënga e saj “Sekret” duket se deri më tani është pritur shumë mirë, duke arritur kështu shumë sukses.

“Sekret” është renditur e pesta në mesin 20-të videove më të shikuara të gjatë muajit mars. Klipi zyrtar i këngës tashmë ka grumbulluar mbi dy milionë klikime në kanalin e YouTube.

Ronela do ta këndojë atë në natën e parë gjysmëfinale, ku do të shfaqet e para që do të celë garën në skenën e Torinos në Itali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Kosovës, Amir Rrahmani, ka shkëlqyer me fanellën e…