Pak pas shpalljes së pavarësisë, shteti e nderon Rihannën me titullin “Heroinë e Kombit”

01 dhjetor 2021 | 12:51

Rihanna është nderuar me titullin “Heroinë e Kombit” në Barbados, në ditën kur ky shtet feston kalimin e tij në një republikë të pavarur.

Rihanna është qytetarja më e famshme e Barbados dhe në vitin 2018 u emërua ambasadore zyrtare për kulturën dhe rininë. Ajo kurrë nuk e ka zbutur theksin e saj Bajan dhe muzika e saj, ndërkohë që prek muzikën pop, R&B dhe dance, ka mbetur e lidhur me trashëgiminë e saj të Karaibeve, shkruan The Gardian.

Kryeministrja e vendit, Mia Mottley, në një ceremoni investimi për këngëtaren pop, ikonën e modës dhe sipërmarrësen, duke iu referuar hitit të saj të vitit 2012 Diamonds i ka thënë artistës ”Vazhdo të shkëlqesh si një diamant”.

Tutje, Mottley ka thënë se superylli komandonte “imagjinatën e botës përmes ndjekjes së përsosmërisë me krijimtarinë e saj, disiplinën e saj dhe mbi të gjitha, përkushtimin e saj të jashtëzakonshëm në vendin e lindjes”.

Ndryshe, Rihana u pjesë e muzikës pasi producenti amerikan, Evan Rogers njohu talentin e saj. Kënga e vitit 2007 ”Umbrella” e konfirmoi atë si një nga yjet më të mëdhenj të popit në botë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Klinikën e Neonatologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës,…