Pakistani teston një raketë balistike

23 maj 2019 | 13:46

Pakistani ka njoftuar të enjten se ka testuar një raketë balistike e aftë për të bartur armë bërthamore në një distancë deri në 2 400 kilometra.

Pakistani ka transmetuar një video të raketës e cila është ngritur në ajër dhe më pas është ulur në një vendndodhje të panjohur në det.

“Shaheen II është një raketë që plotëson nevojat strategjike të Pakistanit drejt ruajtjes së stabilitetit të në rajon”, ka thënë ushtria pakistaneze në një deklaratë.

Raportet në mes të Pakistanit dhe Indisë janë përshkallëzuar kohët e fundit pas disa përleshjeve të armatosura në rajonin e kontestuar të Kashmirit, ndaj të cilit të dyja vendet kanë pretendime.

Pavarësisht testimit të raketës bërthamore, Pakistani ka sinjalizuar gatishmërinë për të hapur bisedimet paqësore me Indinë.

Të mërkurën, ministri i Jashtëm pakistanez, Shah Mehmud Qureshi, ka biseduar me homologun e tij indian, në margjinat një takimi të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në kryeqytetin e Kirgistanit, Bishkek.

“Ne nuk flasim me hidhërim, ne duam të jetojmë si fqinjë të mirë dhe të zgjidhim çështjet tona”, ka thënë pas takimit. Të dyja vendet posedojnë armatim bërthamor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fillim të këtij viti ish ylli i Barcelonës, fitues…