Pallaska: Flamurin shtetëror nuk e dizajnoi Ahtisaari, por një ushtar i UÇK-së

13 shkurt 2018 | 21:56

Avokati dhe analisti Dastid Pallaska, ka  thënë se flamuri shtetëror  nuk guxon të trajtohet si i huaj, pasi atë e dizajnoi një ish ushtar i UÇK-së.

“Flamurin shtetëror nuk e dizajnoj Ahtisaari por një ish ushtar i UÇK-së. Për këtë arsye ky flamur nuk guxon të trajtohet si i huaj apo si anti-shqiptar!”, ka shkruar Pallaska në profilin e vet në “Facebook”

Ndryshe, flamurin shtetëror të Kosovës e ka dizajnuar Muhamer Ibrahimi, ish-ushtar i UÇK-së dhe i njëjti u shpalos më 17 shkurt 2008 në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka pritur delegacionin…