Pallaska ironizon me Kurtin: Ua ka siguruar vaksinat votuesve të vet në diasporë

17 prill 13:30

Avokati Dastid Pallaska ka reaguar pas hulumtimit të Insajderit për sigurimin e vaksinave. Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ai u ka siguruar të paktën votuesve të vet në diasporë vaksinë Anti-Covid.

Më tutje Pallaska tha se nëse “të tjerët nuk mbijetojmë deri në shtator, kthehet diaspora në Kosovë e nuk e lojnë Kryeministrin vet me vaksinën e tij”.

Në ndërkohë dje mediumi “Insajderi” ka publikuar një hulumtim rreth procesit të sigurimit të vaksinave. Siç ka raportuar “Insajderi”, thuhet që ministri Vitia të ketë refuzuar nënshkrimin e një kontrate me kompanitë “Pfizer dhe BioNTech”. Kjo është demantuar nga vetë ministri mbrëmë, i cili ka bërë thirrje që Prokuroria të veprojë ndaj atyre që dëmtojnë një proces kaq jetik për qytetarët.

Postimi i plotë i tij:

Kush po thotë që Kryeministri nuk po i përmbushë premtimet elektorale.

Së paku votuesve të vet në diasporë Kryeministri iu ka siguru vaksinën.

Nëse ne të tjerët nuk mbijetojmë deri në shtator, kthehet diaspora në Kosovë e nuk e lojnë Kryeministrin vet me vaksinën e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Oolicinë e Kosovës që…