Pallaska: Koha e fundit që qytetarët proevropian të Kosovës të organizohen politikisht

14 janar 2018 | 17:16

Avokati Dastid Pallaska, ka thënë se mungesa e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës në Evropë është si rezultat i koktej mollotovit, opozitës komuniste, ndërkombëtarëve indiferent dhe e mungesës së përfaqësimit politik.

“Kosova, i vetmi vend në perëndim të Rusisë, që nuk e ka të drejtën e lëvizjes së lirë në Evropë shkroi ‘The Economist’ para disa ditëve. Thotë njeri, Kosova – e jo Serbia – është aleat i Rusisë në Evropë. Ky është rezultat i koktejit të mollotovit që përbëhet nga komandantët e pangopur, institucionalistat anemik, opozita komuniste, ndërkombëtarët indiferent edhe krejt ne të tjerët që – në mungesë të përfaqësimit politik – e kemi pranuar këtë realitet si të mirëqenë! Është koha e fundit që qytetarët pro-evropian dhe liberal të këtij vendi të organizohen politikisht!”, ka shkruar Pallaska në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afrika e Jugut ka protestuar para ambasadës amerikane në Pretoria,…