Paloka: Azem Hajdari dhe Sali Berisha, pjesa më e mirë e historisë sonë

12 shtator 2021 | 14:21

Kryetari i Këshillit Kombëtar në PD, Edi Paloka, ka përkujtuar sot Azem Hajdarin në 23 vjetorin e vrasjes së tij.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar  se Azem Hajdari dhe Sali Berisha janë pjesa më e mirë e historisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve në 30 vite pluralizëm.

“23 vite me pare ne humbem Azem Hajdarin ne nje pusi te ngritur nga bandat e pushtetit! Humbem nje nga luftetaret e vertete  per liri dhe te drejta, mbase te paperseritshem ne llojin e tij! Azemi eshte nje pjese thelbesore e historise se PD dhe pluralizmit ne Shqiperi. Azemi eshte shembulli me i qarte se liria dhe te drejtat fitohen ne beteja balle per balle, ne beteja te forta e te veshtira, qe mund te kerkojne dhe sakrifica sublime, por pa te cilat eshte e pamundur te fitohet. Azem Hajdari dhe Sali Berisha jane pjesa me e mire e historise sone, te historise se shqiptareve gjate ketyre 30 viteve pluralizem! Nderimi i kesaj historie nuk eshte thjeshte detyrim moral i yni, por detyrim ndaj vlerave dhe bazamentit te parimeve mbi te cilin duhet te ngrihet dhe e ardhmja e ketij vendi!Respekt e nderim!”, ka shkruar Paloka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zvicra ka shtrënguar masat për ata që hyjnë në këtë…