Pamje nga aksidenti në Mal të Zi, ku mbetën të vdekur dy persona dhe disa të lënduar pasi autobusi doli nga rruga

19 shtator 2023 | 15:18

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Malin e Zi, saktësisht në rrugën Cetinje-Budvë. Siç raporton Vijesti nga ky aksident kanë mbetur të vdekur dy person dhe disa të tjerë të lënduar, shkruan Periskopi.

Televizioni Vijesti ka raportuar se 17 persona të lënduar lehtë janë transferuar në spitalin e Cetinjes dhe se tani për tani një i lënduar rëndë është transportuar në Qendrën Klinike në Podgoricë.

Ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalur Policia dhe autoambulanca.

Më poshtë gjeni pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet që autobusi ka rënë në humnerë dhe njësitë e shpëtimit janë ende në vendin e ngjarjes.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Tiranës ka pranuar ekstradimin për ish-luftëtarin e UÇK-së,…