Pamje nga rrëmbimi i një personi në Vlorë (VIDEO)

12 shtator 2018 | 23:46

Mediumi shqiptar “Report Tv”, ka siguruar ekskluzivisht videon e rrëmbimit të një personi në qytetin e Vlorës në muajin korrik, i cili edhe sot e kësaj dite rezulton i zhdukur. Fjala është për të riun Elvis Troqe fati i të cilit nuk dihet prej dy muajsh. Video u transmetua në emisionin “Repolitix”.

Në pamjet e siguruara ekskluzivisht nga gazetari i “Report Tv”, duken dy automjete, një i rrëmbyesve dhe tjetri i bashkëpunëtorit i cili mban në monitorim objektivin. Troqe vëzhgohet fillimisht për vendndodhjen e tij, teksa ndodhej në ambientet e një bar-kafe.

Rrëmbyesit sinjalizohen nga informatori dhe më pas aty mbërrin makina tjetër një automjet tip “Mercedes-Benz”. Viktima përshëndetet fillimisht me drejtuesin e automjetit dhe më pas hipën me vetëdije, por pas asaj dite ai nuk është parë më dhe është denoncuar i zhdukur në polici.

Në qytetin e Vlorës rezultojnë tre persona të zhdukur, Albano Xhaferri 34-vjeç, Marjo Metushaj dhe Elvis Troqe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Listat e fryra të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,…