Pamje nga takimi i Kurtit me diplomatët evropianë

14 shtator 2023 | 10:44

Ka filluar takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, si dhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Së pari, dy diplomatët evropianë kanë takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke filluar nga ora 9:00.

Takimi trepalësh, sipas njoftimit, do të fillojë nga ora 11:00 dhe temë diskutimi do të ketë zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiqit në muajin shkurt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ordinanca Stomatologjike EMI Dental Center me nr. Fiskal: 810776734, shpall…