Pamje nga tërmeti në Japoni

02 janar 2024 | 08:36

Pamje tronditëse janë publikuar në rrjete sociale nga tërmeti që goditi Japoninë perëndimore të hënën. Në videot e ndara në rrjetet sociale, duken shtëpitë e rrafshuara, rrugë të çara në mes dhe njerëz që vrapojnë të tmerruar.

Katër persona kanë humbur jetën nga një tërmet i fuqishëm në Japoni, i cili shkaktoi shembjen e shtëpive dhe shkaktoi paralajmërime për cunami.

Mijëra njerëz që jetojnë në zonat bregdetare e kanë kaluar natën në qendrat e evakuimit.

Nuk ka më asnjë paralajmërim për cunami.

Ushtria japoneze ka shpërndarë furnizime duke përfshirë ushqim, ujë dhe batanije për ata që u është dashur të largohen nga shtëpia

Presidenti Joe Biden thotë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë çdo ndihmë të nevojshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i njerëzve që humbën jetën nga tërmet i fuqishëm…