Pamje nga vizita e Kurtit dhe kryeministrit Plenkoviq në spitalin e Slavonski Brodit

25 korrik 2021 | 22:28

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai kroat Andrej Plenkoviq kanë vizituar pasagjerët e lënduar gjatë aksidentit me autobus në autostradën A3, të cilët janë duke u trajtuar për shërim në spitalin e Slavonski Brodit.

Midis të lënduarve janë dy pacientë të vendosur në kujdes intensiv.

“Kjo është një ditë e vështirë për ne. Unë dua ta falënderoj kryeministrin Plenkoviq për ndihmën e tij dhe reagimin e shpejtë, por edhe mjekët. Pacientët tanë janë në duar të sigurta, ata kanë marrë ndihmën psikologjike dhe atë shëndetësore. Unë kam vizituar pacientë në të gjitha dhomat dhe ata në njësinë e kujdesit intensiv. Unë dua të falënderoj të gjithë stafin mjekësor që po kujdesen për pacientët”, tha Kurti në një konferencë për medie para spitalit.

“Shpreh ngushëllimet e mia edhe një herë, para së gjithash familjeve të të ndjerëve. Ne vizituam të gjithë pacientët, 98 për qind të tyre janë mirë, besoj se mjekët kroatë janë duke bërë gjithçka”, tha Plenkoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjakova është ndër komunat më të prekura nga tragjedia që…