Pamje shokuese nga kasaphana e lopëve të ngordhura në Pejë

17 janar 2019 | 19:35
Sot gjatë ditës Policia e Kosovës arrestoi një person të cilit iu kapën mbi 1 mijë kilogramë mish të prishur, i gatshëm për t’iu shitur njerëzve.

“Kallxo.com”, ka siguruar disa fotografi të lopëve të ngordhura të cilat ishin bërë gati për t’u shitur në tregjet e Pejës.

Fotografitë tregojnë depon ku përpunohej mishi dhe gjendjen në të cilën ndodheshin frigoriferët.

Kurse,  Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore të Pejës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.Sh., të cilët iu zu mbi 1 tonë mish i prishur.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Duke lexuar librin me poezi “Si kripën të kam dashtë”…