Pamje të frikshme: Shkëmbinj gjigantë bien nga mali dhe shkatërrojnë kamionët në rrugë (VIDEO)

04 mars 2024 | 20:28

Ky është momenti i tmerrshëm kur kamionët që lëviznin në një autostradë në Peru u shtypën nga gurë gjigantë që ranë nga shpati i malit.

Pamjet e e filmuara nga kamera e makinës kapën incidentin e frikshëm, i cili ndodhi të shtunën në San Mateo, teksa shkëmbinj në madhësinë e makinave u rrokullisën nga mali në trafik, ndërsa një prej kamionëve u godit drejtpërdrejt.

Për mrekulli, të gjithë i mbijetuan rrëshqitjes së gurëve që shkatërroi dy kamionë dhe një pjesë të rrugës.

Autoritetet tani po hetojnë incidentin, i cili besohet të jetë shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Malajzia është e angazhuar për të rinovuar kërkimin për fluturimin…