Pamjet e njërit prej sulmuesve të arrestuar nga Policia e Kosovës

24 shtator 2023 | 18:25

Një nga personat që u arrestuan sot për sulm ndaj Policisë së Kosovës është sjellë në stacion nga policia.

Gjithashtu, bilanci i të eliminuarve të formacionit terorrist në rrethinë dhe afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan, ka njoftuar zyrtarisht Policia e Kosovës, ka arritur në tre.

Mediumi kosovar “Klan Kosova” ka raportuar se Njësia Speciale e Kosovës tashmë veçse ka depërtuar në vendndodhjen e këtyre forcave të armatosur dhe ka hyrë në Manastirin e Banjskës nga ku po operonin kjo bandë. Raportime të tjera (ende të pakonfirmuara) thonë se tashmë njësitet speciale “e kanë marrë nën kontroll” zonën rreth Manastirit. Megjithatë mbetet ende për t’u konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Jashtme e Turqisë, e ka dënuar sulmin ndaj…