Pandeli Majko: Jam në krah të Hashimit dhe Kadriut

24 qershor 2020 | 19:33

Ministër i Shtetit për Diasporën në Shqipëri, Pandeli Majko, ka reaguar pas propozimit për aktakuzë nga Gjykata Speciale për presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se drejtësia e Gjykatës së Hagës ka ngritur akuza ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

“UÇK-ja është luftë për liri! Lufta për liri është ‘shkelje e ligjit’. Është ligji i agresorit mbi viktimën. Kështu ka qenë dhe do të jetë! Jam në krah të Hashimit dhe Kadriut!”, ka shkruar Majko.

(M. Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i UÇK-së nga zona e Dukagjinit, Daut Haradinaj ka…