Paneli i Gjykatës së Apelit i DhSK-së së shpejti pritet ta shpall aktgjykimin ndaj Gucatit e Haradinajt

10 dhjetor 2022 | 12:22

Pas paraqitjes së  provave nga ana e mbrojtës, prokurorisë dhe Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt në Gjykatën e Apelit  të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, pritet vetë shpallja e aktgjykimit.

Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës Angela Griep, ka treguar se më 1 dhe 2 dhjetor, Dhoma e Gjykatës së Apelit mbajti seancën e apelit në çështjen gjyqësore Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Sipas saj gjatë seancës, Mbrojtja dhe Prokuroria paraqitën argumentet e tyre dhe po ashtu Panelit të Apelit iu drejtuan edhe z. Gucati dhe z. Haradinaj.

“Paneli i Gjykatës së Apelit do të nxjerrë aktgjykimin në këtë çështje gjyqësore në kohën e duhur”, tha zëdhënësja Griep.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria ukrainase ka raportuar për luftime të ashpra pasi forcat…