Panucci: Lenjani tregoi mungesë respekti

22 mars 2019 | 11:52

Christian Panucci një ditë para ndeshjes ndaj Turqisë foli në lidhje me akuzat e Ermir Lenjanit, i cili bëri me dije se nuk do të rikthehet te Shqipëria derisa trajner të jetë Panucci.

Trajneri italian ka thënë se futbollisti tregoi mungesë respekti.

“E kam thirrur 6 herë nga 9 herë. Dy javë përpara nuk ka luajtur. Ai nuk ka treguar mungesë respekti ndaj Panuccit apo Dukës, por ndaj Shqipërisë. Të them të drejtën, nuk ia vlen ta komentoj një letër që poston në ‘Instagram’, se më bën të qesh. Më mbetet vetëm ta respektoj vendimin e tij përderisa nuk vjen derisa të jem unë”, ka thënë Panucci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar nga…