Panucci: Nuk kam pasur kontakte me Romën

12 mars 2019 | 13:34

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, ka mohuar se kishte rënë në kontakte me Romën për stolin e trajnerit.

Në një intervistë për mediet italiane, numri një i stolit të përfaqësueses kuqezi theksoi se mes tij dhe drejtuesve të klubit verdhekuq nuk ka pasur asnjë lloj bisedimi, pasi ai është i përqendruar te puna e tij me Shqipërinë dhe dëshiron ta vazhdojë aventurën me kuqezinjtë.

“Nuk më ka telefonuar njeri nga Roma. Kam dëgjuar thjesht zëra në media”, ka thënë Panucci.  Emri i trajnerit të kombëtares kuqezi u përmend si pasues i Di Francescos te Roma pas shkarkimit të këtij të fundit por, me sa duket, të gjitha këto kanë qenë thjesht aludime.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tani e tutje Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në…