Panucci: Do ta mposhtim Norvegjinë ashtu sikurse Turqinë

26 mars 2018 | 10:42

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll sonte (e hënën) zhvillon ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë në stadiumin “Elbasan Arena” nga ora 19:00.

Trajneri i kuqezinjve, Christian Panucci, është i kënaqur me punën e bërë për ndeshjen miqësore, kurse nuk ka hezituar t’i tregojë edhe synimet që ka për t’i mposhtur norvegjezët ashtu sikurse që e mposhtën Turqinë.

“Skuadra ka punuar mirë, ka punuar seriozisht. Është një moment delikat i sezonit, ku lojtarët largohen nga ekipi i tyre dhe vijnë me kombëtaret. Jemi gati për Norvegjinë. Kemi punuar shumë gjatë këtyre tetë ditëve. Për momentin, jemi të fokusuar vetëm ta mundim Norvegjinë, siç bëmë edhe me Turqinë. Është e sigurt se për të ardhmen kam një ide timen edhe për ndeshjet e qershorit. Për sa i përket formacionit, kam dyshimet e mia. Kemi lojtarë si Roshi që sapo ka nisur sezonin. Ka edhe nga ata që nuk kanë luajtur ende. Mbi të gjitha, pres nga ata që janë aktivizuar pak me klubet e tyre dhe i jap besimin tim”, ka thënë Panucci, i cili ka bërë me dije se në këtë ndeshje Thomas Stakosha do të jetë në portë.

“Do të luajë Strakosha, sepse kam folur me të dy portierët dhe Berisha nuk ishte në maksimumin e tij. Në maj do të kemi dy miqësore dhe njërën do ta luajë Berisha e tjetrën Strakosha”, ka deklaruar Panucci.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë parë mëngjesin…