Papa: Edhe priftërinjtë dhe murgeshat shikojnë pornografi

27 tetor 2022 | 08:12

Papa Françesku ka paralajmëruar priftërinjtë dhe murgeshat për rreziqet e shikimit të pornografisë në internet, duke thënë se kjo “dobëson zemrën priftërore”.

Siç shkruan BBC, Papa, 86 vjeç, po i përgjigjej një pyetjeje se si mediat dixhitale dhe sociale duhet të përdoren më së miri në Vatikan.

Pornografia, tha ai, ishte “një ves që e kanë kaq shumë njerëz… edhe priftërinjtë dhe murgeshat”.

“Djalli hyn prej andej”, u tha Papa priftërinjve dhe seminaristëve.

Ndërsa sa i përket mënyrës se si të kërkohet në mediat sociale dhe botën dixhitale, ai tha se ato duhet të përdoren, por u tha atyre të mos humbin shumë kohë në to.

Kisha Katolike kërkon që të gjithë klerikët të mbeten beqarë – që do të thotë të përmbahen nga marrëdhëniet seksuale dhe martesa.

Dhe shikimi i pornografisë do të shkelte këto kërkesa, shkruan më tej BBC.

Për shumë njerëz, të qenit beqar është një pjesë kyçe e të qenit një prift katolik, i cili supozohet t’i përkushtohet kishës dhe të mos shpërqendrohet nga ato që disa i konsiderojnë si shqetësime të kësaj bote, si për shembull një grua ose një familje. /Telegrafi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar komandantët rusë për “çmenduri”…