Papa Françesku u thotë të pasurve të kërkojnë një jetë më të thjeshtë

25 dhjetor 2018 | 11:04

Papa Françesku ka kërkuar nga njerëzit në vendet e zhvilluara të kërkojnë një jetë më të thjeshtë, më pak materialiste, si dhe dënoi ndarjen e thellë midis të varfërve dhe të pasurve.

Papa Françesku i ka bërë këto vërejtjet gjatë një shërbese në bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan, në meshën tradicionale të Krishtlindjes më 24 dhjetor.

Papa, 82-vjeçar, ka thënë se lindja e Jezusit në varfëri duhet të bëjë që të gjithë të reflektojnë mbi kuptimin e jetës. Ai ka thënë se lindja e Krishtit ka vënë në pah një mënyrë të re të të jetuarit “jo duke ngrënë e grumbulluar, por duke dhënë dhe ndarë me të tjerët”.

“Le të pyesim veten: A më duhen vërtet të gjitha këto objekte materiale dhe këto receta të komplikuara për jetën? A mund të menaxhojë pa këto dhe të bëjë një jetë me një thjeshtësi edhe më të madhe” ka pyetur Papa Françesku.

Gjatë ditës së Krishtlindjes më 25 dhjetor, Papa do të përcjellë mesazhin e “Urbi et Orbi” nga ballkoni i Sheshit të Shën Pjetrit./Rel/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm disa ditë pasi mori detyrën e guvernatores së qytetit…