Papa marton çiftin në avion

21 janar 2018 | 12:03

Papa Françesku ka bërë histori duke drejtuar një ceremoni martese për dy asistentë fluturimi në bordin e avionit me të cilin po udhëtonte mes qyteteve në Kili.

Paula Podest Ruiz, 39 vjeç dhe Carlos Ciuffardi Elorriga, 41 vjeç, ishin martuar më herët në një ceremoni civile, por i kërkuan Papës ta bekonte martesën e tyre. “A doni që t’ju martoj?” ka pyetur Papa Françesku.

Çifti ka thënë se nuk kishin mundur ta kryenin ceremoninë në kishën e tyre në kryeqytetin kilian Santiago, pasi ajo ishte dëmtuar nga një tërmet në 2010.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, foli lidhur…