Bytyqi: Mbesin vetëm dy universitete publike

21 janar 2018 | 12:00

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, foli lidhur me idenë për ristrukturimin e universiteteve publike në vend që sipas tij nuk po tregojnë cilësinë e duhur.

Në një intervistë për “KALLXO.com”,  Bytyqi deklaroi se vendimi për formimin e gjashtë universiteteve në gjashtë rajone  që ishte bërë në kohën e Kryeminisrit Hashim Thaçi ,ishte bërë pa vlerësim paraprak. “Ajo çfarë është në të kaluarën në momentin e hapjes, pa dashur të diskutoj pse janë hapur gjithë këto universitete nuk është bërë një vlerësim i nevojave të hapjes së universiteteve publike dhe kur gjërat bëhen pa vlerësim ka një risk të madh që gjërat të mos funksionojnë”, deklaroi Bytyqi.

Ai gjithashtu ka thënë se kundërshtimet publike që i erdhën kësaj ideje mund të jenë nga interesat që rektorët mund të kenë për të mos humbur vendin e punës. “Këtu mund të jetë ndonjë interes individual i ndonjë rektori që mund ta sheh rrezikun që nuk do të jem rektor më, po konsideroj se interesi individual nuk mund të matet me interesin e përgjithshëm të shoqërisë”, është shprehur  Bytyqi.

Ai theksoi se nëse ky plan implementohet, studentët nuk do të kenë pasoja dhe profesorët nuk do të mbesin pa punë. “Ne nuk guxojmë edhe më tutje për x arsye të hapjes së këtyre universiteteve të lejojmë të na funksionojnë universitete publike me një cilësi të ulët dhe me një qëndrueshmëri në pikëpyetje. Këto universitete mund të jenë dy universitete në tërë Kosovën, të tjerat si kampuse apo degë të universiteteve por gjithmonë duke i rishikuar programet aktuale që ekzistojnë, nuk do të ketë asnjë ndërprerje të programit të studentëve aktualë”, deklaroi Bytyqi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Lidhjes Demrokatike të Koosvës (LDK), bëri homazhe të…