PAQJA ME KORRUPSIONIN

25 shtator 2019 | 12:43

Ragip Shala

Fjala korrupsion vjen nga latinishtja corrumpere që do të thotë përkeqësim fizik dhe moral i njeriut. Sikurse në disa gjuhë tjera edhe në gjuhën shqipe ka hyrë fjala korrupsion. Termat që përcaktojnë korrupsionin në gjuhë të ndryshme janë: në gjuhën shqipe dhuratë, frëngjisht pot – de vin (got e verës), turko arabe bakshish, anglisht payola, gjermanisht geschenken , sllavisht poklon, italisht regali etj.
Korrupsioni është ves, infeksion që bashkëjeton me shtetin që nga lindja e pronës private, familjes, dhe shtetit para erës së re, dhe është bartur në të gjitha formacionet socialo-politike që nga skllavopronaria e deri në kapitalizëm. Meqë korrupsioni përbën një ves shkatërrues që deformon dhe degradon mekanizmin socio-politik të qenies njerëzore prandaj pos stigmatizimit i është shpallur edhe luftë.
Deri sa luftërat konvencionale krahas fillimit kanë edhe fundin e saj, lufta kundër korrupsionit veçohet një luftë e pafund në kohë dhe hapësirë, prandaj është një luftë me përmasa globale. Korrupsioni është i shtrirë në të gjitha shtetet pavarësisht formës qeverisëse, zhvillimit ekonomik, madhësisë dhe pozitës gjeografike, prandaj korrupsioni është sanksionuar si vepër penale në të gjitha shtetet.

Shkaqet e korrupsionit
Janë të shumta shkaqet, dhe të shtresuara ndër shtete të ndryshme, por ndër shkaqet e përgjithshme të korrupsionit janë: keqqeverisja, institucionet shtetërore të dobëta, mungesa e veprimeve preventive të sistemeve politike, pagat e ulëta, aspekti kulturor, mungesa e etikës profesionale, konfliktet e interesit etj.

Format e korrupsionit
Ndër format e korrupsionit janë: dhurata, falsifikimi i dokumenteve zyrtare, favorizimi, nepotizimi, mashtrimi, zhvatja, abozimi me fondet publike etj.

Tipet e korrupsionit
Tipet e korrupsionit janë: korrupsioni i madh, korrupsioni i vogël, publik dhe korrupsioni privat. Korrupsioni i madh ka të bëjë me korruptimin në nivelin e lartë shtetëror, kur zyrtarët e lartë shtetërorë në vendimmarrje shfrytëzojnë pozitat shtetërore për përfitime personale.
Kurse korrupsioni i vogël përbën korruptimin e burokracisë në administratën publike të një shteti të caktuar. Pastaj korrupsioni ndahet në korrupsion aktiv dhe pasivë.
Korrupsioni aktiv është kur një person ofron dhuratë në para apo shërbime të ndryshme, kurse korrupsioni pasiv është kur një person i caktuar i pranon këto oferta.
Korrupsioni si një ves shkatërrues është përhapur në të gjitha shtetet evropiane dhe në shtetet e kontinenteve të tjera. Varësisht nga shtrirja e korrupsionit, ndër shtete ato ndahen në dy grupe: shtetet më pakë të korruptuara dhe shtetet shumë të korruptuara. Ndër shtetet më pakë ose të pakorruptuara hynë: Danimarka, Zvicra, Norvegjia, Suedia, Gjermania, Holanda etj.
Kurse shtetet të cilat janë zhytur në korrupsion hynë shtetet arabe , afrikane etj. Bashkimi evropian në luftën kundër korrupsionit ka formuar një komision të posaçëm për të hulumtuar, dhe elaburuar instrumente të caktuara juridike kundër korrupsionit.

Këshilli i bashkimit evropian me 1996 ka miratuar një varg masash kundër korrupsionit siç janë: rezoluta që përmban mëse 20 principe për ta luftuar korrupsionin, pastaj konventa penale dhe konventa civile kundër korrupsionit.
Kosova si një ndër shtetet më të reja në kontinentin evropian nuk është kursyer nga korrupsioni për shkak të specifikave të saja ekonomike dhe politike. Janë të shumta shkaqet e shtrirjes së korrupsionit në Kosovë, por ndër shkaqet kryesore konsiderohet mos zhvillimi ekonomik që ka rezultuar me një papunësi tejet të lartë.

Për kundër pasurive mbi tokësore dhe nën tokësore Kosova renditet ndër shtetet më të varfra në rajon, prandaj mbase është shndërruar në poligon të përshtatshëm në shtrirjen e korrupsionit. Lufta kundër korrupsionit nuk sjell zhvillim ekonomik, përkundrazi zhvillimi ekonomik lufton korrupsionin. Investimet në bujqësi, në industrinë e lehtë dhe të rëndë do të hapnin vende të reja pune që pastaj do të rezultonte me ngufatjen e korrupsionit.
Kosova si asnjëherë më parë ka nevojë për shtetin social që nënkupton: sigurim shëndetësor për tërë popullatën, shtesa feminore, përkujdesje për shtresat e moshuara, pastaj ulja e kamatave bankare, si dhe reforma të përgjithshme.
Përparimi i gjithanshëm ekonomik i Kosovës do të sillte “kapitullimin” e korrupsionit që do të rezultonte me një paqe?! Pse jo?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur…