Para 109 vjetësh u realizua fluturimi i parë me aeroplan postar

19 shkurt 2020 | 11:30

Para 109 vjetësh është realizuar fluturimi i parë zyrtar me një aeroplan postar. Fluturimi i parë u bë nga Allahabad në Provincat e Bashkuara të Indisë Britanike në Naini, ose rreth 10 kilometra nga pika e nisjes.

Më 18 shkurt 1911 ishte 23-vjeçari Henri Pequet që pilotoi avionin që mbante 6 500 letra.

Ai drejtoi një Humber-Sommer me rreth pesëdhjetë kuaj fuqi dhe udhëtimi i tij zgjati rreth 13 minuta. Letrat ishin të shënuara “Posta e Parë Ajrore, Allahabad 1911”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një foshnjë që u shpall tri herë pa jetë nga…