Parada e 9 majit e ktheu Rusinë me këmbë në tokë

11 maj 2023 | 08:39

Ndonëse supozohet se është ditë për të treguar forcën e Rusisë së Vladimir Putinit, këtë vit 9 maji ishte ndryshe.

Vladimir Putin është tallur nga të gjithë për Paradën e Fitores të Rusisë, që kishte vetëm një tank. Kjo duket se tregoi qartë ndikimin e luftës së Rusisë në Ukrainë në burimet ushtarake të Kremlinit.

Megjithatë, Putin tha se rusët ishin të bashkuar në një luftë “të shenjtë” me Perëndimin për Ukrainën që do të përfundonte me fitore dhe akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj se kishin harruar triumfin sovjetik ndaj nazistëve në Luftën e Dytë Botërore.

T-34, një relike 83-vjeçare, ka hapur tradicionalisht shfaqjen vjetore të fuqisë ushtarake për shkak të rolit të saj simbolik në mposhtjen e Gjermaninë naziste.

Megjithatë, tanku i epokës sovjetike zakonisht shoqërohet nga makineri luftarake më moderne.

During shrunken Victory Day parade, Putin says Ukraine war was 'unleashed' on Russia - ABC News

Spektatorë nga e gjithë bota në rrjetet sociale tallën haptazi liderin e Kremlinit. Një përdorues tha: “Vetëm një tank i ekspozuar gjatë paradës së Ditës së Fitores të këtij viti! Shfaqja tradicionale e forcës e Putinit ka shërbyer për të ekspozuar shkallën e dobësisë ruse.”

Një tjetër shtoi: “Nëse shikoni mirë Putini po qan…sepse ky është tanku i tij i fundit”. “As tanke, as avionë, as helikopterë, as asgjë… Kjo është vërtet e turpshme për Rusinë,” tha një tjetër.

Sipas analistit ushtarak Oliver Alexander, Rusisë iu desh të huazonte 10 Remdiesel Ahmat Z-STS nga Ramzan Kadyrov për paradën.

Rusia është përpjekur dëshpërimisht të fshehë mungesën e tankeve të saj duke nxjerrë modelet e vjetra nga magazinat për t’i dërguar përtej kufirit.

Megjithatë ky 9 maj tregoi më së miri se në çfarë pike është ushtria me të cilën rusët mburren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, është takuar me homologun…