PARADË DASHURIE

29 gusht 18:25

Lulëzim Krasniqi-Arbanasi

(12 korrik 1998)

Shikimi yt magjik,
nga sytë ngjyrë qielli,
i fuqishëm,
si flakë vetëtime,
thellë më shpon,
llavën e vuajtjes n’rrasë t’gjoksit e ndiej. Ecën. Përshkon. Rrëshqet.
Me stil.
Vuajtja m’qarkullon si milingonat.
kur bartin barrën më të madhe se vetë.
Gjoksi m’shndërrohet n’poligon ushtarak.
Muzikë. Paradë. Dashuri. Vuajtje. Urdhër. Përpara. Drejt. Liri.
Frymëmarrje e thellë gjoksin peshë ma çon.
Si në eksperiment kimik.
Liroj energji.
Avulli m’shndërrohet n’lëng.
Vuajtja n’dashuri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka nisur protesta e organizuar nga shoqëria civile kundër kryeprokurorit…